Donaldi ka qenë gjithnjë në prapaskenat e “Dancing with the stars” teksa Bora prezantonte, për të mbështetur e për të bërë “tifo” për të dashurën e tij.
Mirëpo, këtë vit Donaldi bën tifo për dikë tjetër.
Ajo është konkurrentja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, e cila ishte e ftuar në “Më lër të Flas”.
Fifi u shpreh entuziaste për këtë eksperiencë të re, që e rikthen në ekranin e Top Channel. Përballë binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj, ky i fundit u shpreh se do të jetë mbështetës i flaktë i këngëtares.
Donaldi nuk e ka harruar mbështetjen që Fifi i dha në “Big Brother VIP 1” dhe tashmë është radha e tij t’ia kthejë nderin artistes.
“Unë një gjë di të them, që unë o të jem tifoz me Fifin në këtë ‘Dancing With The Stars’. Sepse, sikurse Fifi më ka mbështetur mua në kohën që kam pasur nevojë. Unë jam ‘team Fifi’. Të dua dhe jam me ty”, tha Donaldi.