Një deklaratë e rëndë e aktorit Albano Bogdo ka filluar të bëjë xhiron e rrjetit dhe të komentohesh masivisht.
Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e parë e programit të tij të ri, “Albano Show”, ku aktori kishte ofenduar rëndë këngëtarin Alban Ramosaj.
Teksa po fliste në mënyrë ironike për largimin e tij nga muzika, Albano e prezantoi këngëtarin si “ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother”.
Kjo video që po bëhet virale, ka marrë një morí komentesh, ku e quajnë Albanon një njeri pa karakter dhe aktor të dështuar.
Ndër të tjerë, një reagim publik e bëri edhe gazetarja Aulona Musta, ku me anë të postimeve në InstaStory, shkroi:
“Ahh sa shije të keqe më la kjo video.
Ky nuk është humor, kjo nuk është komedi. Ky është ofendim shumë i madh ndaj një vajze dhe një djali të cilët publiku i ka njohur dhe njeh si artista.
Të bësh komedi nuk do të thotë të marrësh shabllon ca batuta nga ata të huajt që e qajnë komedinë, komedinë duhet të dish ta bësh duke e përshtatur me mentalitetin e audiencës të cilës i drejtohesh, ndryshe, në një vend si i yni ku femrat vazhdojnë vriten thjesht sepse dashurojnë, komedia shumë shpejt kthehet në tragjedi
Është e pafalshme që një artist të japë mesazhe të tilla, as duke u justifikuar se është humor, sepse vetëm humor nuk është.
Ah, dhe futeni mirë në kokë!
Kur dy të rritur kryejnë me dëshirë marrëdhënie seksuale, vajza *** djalin, po aq sa djali vajzën, se na keni hapur barkun me këto mendime neandertali!!!
Dhe po ashtu, futeni në kokë se çfarë bën një vajzë me trupin e saj pasi bën 18 vjeç nuk është përgjegjësi as e vëllait, as e mamit, as e babit dhe as e fisit!!”