Reperi i njohur shqiptar, Stresi ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, ku ka folur më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.
Gjatë intervistës ai tregoi se largimi nga muzika është në planet e tij të ardhshme, pasi dëshiron që ti përkushtohet familjes.
Pjesë nga intervista:
Stresi: Mendoj ta lë në momentin e duhur?
Aldo: Pse duhet lënë muzika? Pse ta lësh vëlla?
Stresi: Mendoj të përfitoj dhe këto 3, 4 vite dhe pastaj gjysmën e jetës ta mendoj për familjen time, të bëj një hap më serioz.
Aldo: Po më fal, ty muzika të pengon?
Stresi: Muzika është adrenalinë shumë e madhe, duhet të stopohem. Muzika të lë beqar vlla!
Aldo: Atë mos e thuaj, mua nuk më rezulton në asnjë moment të kesh qenë beqar.
Stresi (qesh): Po në tipin tonë dhe mënyrën e jetës të vrullshme të le. I lidhur nuk jam, por secili ka atë jetën e tij private, kam një periudhë pushimi.
Aldo: Si përfundim, vërtet e ke këtë lloj plani edhe 3, 4 vjet?
Stresi: Edhe 3, 4 vjet do shërbej në muzikë sepse kam shumë bashkëpunime që dua të bëj dhe mendoj ta stopoj sepse unë e kam adrenalinën të pakontrollueshme.
Aldo: Je i bindur për këtë që thua?
Stresi: Jam shumë i bindur, si të thuash ‘it’s enough’, boll! 37-vjeç edhe është mjaftueshëm, e 3 vjet shkoj 40…Unë nuk jam dakord me veten time të vazhdoj në një moshë aq të madhe me muzikë.
Aldo: Po ku e di ti, se ke në dorë.
Stresi: Nuk e kam në dorë, po në plan e kam.
Aldo: Pjekuria mund të bësh kryeveprën e botës, atë mos e paragjyko.
Stresi: Jo, duke e menduar jam, nuk e di. Janë planet e mia.