Historia e Stines dhe Roza Latit është e mbyllur prej vitesh (që në 2015-n), por u rikthye në vëmendjen e publikut kur ata të dy ishin partnerë në “Dance With Me”.
Dyshja kërceu “çiftin simpatik” dhe publiku nisi të flasë sërish për romancën.
Pikërisht të njëjtën këngë ka dëgjuar së fundmi Graciela, partnerja e Stines, e cila shkruan në Tik Tok se ai ia ka dedikuar pikërisht asaj këtë këngë.
Në komentet e Tik-Tok Graciela shpërthen jo vetëm ndaj fansave por dhe ndaj regjisores Vera Grabocka, producentes së “Dance with me”.