Një lajm nga Franca po bën bujë minutat e fundit në rrjet.
Futbollisti i famshëm, Alexis Beka, i cili luan si mesfushor në ekipin “Nice”, ndodhet buzë një ure 100 metra e lartë në qytet dhe po kërcënon të hidhet.
Mediat franceze shkruajnë se shkak për këtë vendim të futbollistit është bërë ndarja që pati nga një vajzë.
Në vendngjarje është dërguar edhe një psikolog. Policia ndodhet në vendngjarje gjithashtu dhe po negocion me futbollistin. Ndërkohë, ekipi i Nice ka anuluar çdo aktivitet.