Armaldo Kllogjeri u bë viral në rrjet pak ditë më parë.
Teksa ai ishte duke mbajtur një koncert në Shkodër, të pranishmit filluan të thërrisnin njëzëri emrin e Luiz Ejllit.
Situata u kalua me mjaft siklet nga Maestro, i cili më vonë me shaka u shpreh: “Bërtisni, më fort, më fort“.
Mirëpo duket se ‘hija’ e Luiz Ejllit do vazhdojë t’a ndjekë akoma Maestron.
Ky i fundit do jetë konkurrent në “Dancing With The Stars”, dhe gjejeni pak me cilën këngë do e fillojë kërcimin e tij të parë…me atë të Elvis Presley-t, “Can’t help falling in love”, këngë të cilën Luizi e bëri cover vetëm pak ditë më parë.
Për këtë situatë, ka reaguar edhe vetë Maestro, i cili ka bërë një postim në Instagram, ku shprehet:
“Thonë që rastësia është mbreti i botës … por nuk e di a është kjo vërtetë një rastësi”.
Ndërsa në postimin pasardhës tha:
“Kam kohë që po bëj prova dhe po jap maksimumin tim që të kem një paraqitje të denjë përpara jush.Kënga e zgjedhur është shumë e veçantë,aq e veçantë sa po e zgjedhin dhe të tjerë”.