“Dancing with the stars” do të nisë sezonin e dytë në Top Channel të premten, më 6 tetor.
Olta Gixhari, Valbona Selimllari, Lori Balla dhe Ilir Shaqiri do të jenë katër anëtarët e jurisë së këtij sezoni.
Përsa i përket prezantimit, formati do të moderohet përsëri nga Bora Zemani, ndërsa në Gold Room do të qëndrojë sërish Eno Popi.
“Dancing with the stars” ka publikuar më parë listën me konkurrentët e edicionit të dytë. Ata janë: Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërçyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Arnita Beqiraj, Juliana Nura, Fifi, Eni Shehu, Ina Kollçaku, Roerd Toçe, Sardi Strugaj, Elvis Pupa, Ronaldo Sharka dhe Irgen Çela.