Krist Aliaj, ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania”, ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live”.
Ai foli për marrëdhënien e tij të re, për të cilën shprehet se është një lidhje mjaft e konsoliduar.
Kristi shtoi se gjërat janë serioze dhe ai vetë është prezantuar me familjen e partneres.
“Roberti e ka takuar, motra e ka takuar. Kam takuar prindërit e saj. Është goxha serioze.”
Më tej, Kristit iu soll edhe njëherë në vëmendje takimi me Sabianin gjatë kohës që ishte pjesë e reality show-t, ku u shpreh se i ka ngelur traumë.
“Takimin me Sabianin e kam akoma shumë traumatike, më ka ngelur traumë. Më vjen për të qeshur por ajo situatë që u krijua është akoma një traumë brenda meje.”