Adeyemi nuk shkëlqen në fushë, media gjermane fajëson Loredanën!

Partneri i reperes Loredana, Karim Adeyemi u shqua për performancë të dobët ndeshjen e fundit me ekipin e Borussia Dortmund, e vlefshme për javën e pestë në kampionat.

Gjatë pesë ndeshjeve, Adeyem nuk ka shënuar asnjë gol e kështu Terzic nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’a linte në stol.

Nga ana tjetër gazeta gjermane ‘Bild’ ka fajësuar lidhjen e tij me Loredanën për gjendjen jo të mirë të futbollistit në fushë.

Sipas tyre romanca me muzikanten Loredana (28 vjeçe) po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.

Kujtojmë se Loredana e bëri publike lidhjen me reperin pak muaj më parë, ndërsa nuk kanë munguar as postimet romantike të dyshes nëpër rrjetet sociale.