Pas shumë vitesh jetesë në Zelandën e Re së bashku me familjen e saj, Vesa Luma është rikthyer sërish në Shqipëri.
Ajo madje u dha lajmin e mirë fansave se së shpejti do të rikthehet edhe në muzikë me projekte të reja.
Këngëtarja është mjaft aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi Vesa ka kujtuar të atin e saj të ndjerë me një shkrim emocionues, në ditën e tij të lindjes.
‘E di që po të ishe në mesin tonë do të kishim shumë momente të tilla së bashku, e do më kishe dhënë kurajo dhe forcë si te ky xhirim, kujtimi më i bukur me ty duke më parë nga lart. Gëzuar ditëlindjen në parajsë babi! Më mungon çdo herë e më shumë’.