Dasma kthehet në tragjedi në Irak. Mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur pasi një zjarr i fuqishëm shpëtheu në një lokal në qytetin Al-Hamdaniya në Irakun verior, 30 km në jug-lindje të Mosulit.
Në mesin e të vdekurëve është edhe çifti i sapomartuar, ndërsa rreth 1,000 njerëz raportohet të kenë qenë të pranishëm kur shpërtheu zjarri. Të paktën 50 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Mbrojtja civile e Irakut tha se raportet fillestare treguan se fishekzjarrët e përdorura gjatë dasmës mund të kenë qenë shkaku i zjarrit, por një hetim është hapur për këtë tragjedi.
Euro-Med Monitor extends condolences to victims’ families after a fire engulfed a wedding hall in Nineveh, #Iraq, killing over 115 people. The recurrence of such incidents suggests poor accountability and an official failure to monitor facilities’ adherence to safety standards. pic.twitter.com/Qy1QitnPlL
— Euro-Med Monitor (@EuroMedHR) September 27, 2023
Pamjet tregojnë mbetjet e djegura në sallën e dasmës. Të ftuarit e dasmës shihen gjithashtu duke u hedhur nga tavolina dhe duke u përpjekur të iknin.
(Klikoni këtu për të parë videon)
Mendohet gjithashtu se materiali i paneleve mund të ketë ndihmuar përhapjen e flakëve, duke shkaktuar rënien e pjesëve të tavanit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve irakiane INA.
Rreziku mbetet ende pasi panelet kanë lëshuar gazrave toksikë të cilat përmbanin plastikë. Punonjësit e urgjencës vijojnë kërkimin për të gjetur të tjerë persona nën rrënoja.
Standardet e sigurisë në sektorët e ndërtimit dhe transportit të Irakut shpesh shpërfillen dhe infrastruktura vendit është në gjendje të keqe pas dekadash konflikti, është rregullisht skena e zjarreve dhe aksidenteve fatale.
Burimi: /Tv Klan