Së fundmi, “Top Channel” publikoi spotin e programit të njohur të humorit, “Portokalli”.
Emisioni do të startojë në 1 tetor, mirëpo vumë re se aktorja, Arjola Demiri nuk do të jetë këtë sezon pjesë e tij, ku ka qenë prej vitesh pjesë e kastit.
Burime për “Kryefjala” bëjne me dije se pagesa e ulët, të cilën si duket “Top Channel” nuk ka patur ndërmend t’ia përmirësojë aktores, mund të jetë një arsye që Arjola ka vendosur të largohet.
Nga ana tjetër, nuk dihet ende se çfarë u bë me apartamentin që “Big Brother” i premtoi asaj dhe familjes së saj. Aktorja deri tani nuk ka postuar foto apo video në rrjetet sociale.
I urojmë aktores shumë suksese në karrierën e saj në vijim.