Soni Malaj ka performuar së fundmi në Merano dhe ka habitur publikun atje për vokalin e saj.
Ajo është ndër artistet më të talentuara e më të dashura shqiptare, ndaj me media shtetërore italiane Rai i ka kushtuar një kronikë të veçantë.
“Notat e Soni Malajt, yllit të muzikës shqiptare kanë elektrizuar mbi 10 mijë spektatorë,”-thuhet ndër të tjera në kronikë.
Kronikën dedikuar asaj e ka ndarë në Instagram edhe vetë Soni, ku krahas shkruan: Faleminderit televizionit shtetëror italian Rai për komentet aq pozitive mbi performancën time në Merano.