Olta Gixhari është shumë aktive kohët e fundit me premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, si dhe me angazhimin e saj si pjesë e jurisë në “Dancing with the”.
Në lidhje me këto eksperienca ajo ka folur sot në “Pardon My french” në Top Albania Radio, por nga ana tjetër po ashtu nuk ka hezituar t’i përgjigjet disa pyetjeve në lidhje me “Big Brother VIP”.
Kështu, e pyetur nëse do ta ribënte sërish qëndrimin brenda shtëpisë më të famshme, Olta u përgjigj me “po”.
“Po, do ta ribëja. E kam menduar disa herë këtë pyetje edhe me veten time dhe po do ta ribëja. Nuk jam fare pishman që e kam bërë dhe e kam bërë në kohën e duhur. E kam shijuar shumë por mbetet aty, e kam lënë githçka aty natën e 1 prillit kur unë e mbylla atë derë që askush nuk e besoi sepse ishte edhe dita e gënjeshtrave, por e kam lënë të gjithë si një “eksperiencë të gënjeshtërt” po e them si metaforë këtë. E kam paketuar dhe e kam lënë aty. U riktheva në personalitetin tim dhe në përditshmërinë time psikologjike. “- thotë aktorja e njohur, e cila gjithsesi ju përgjigj negativisht idesë që mund të ishte opinioniste e edicionit të tretë të reality show-t:
“Jo, nuk besoj, nuk e kam në ambiciet e mia këtë pozicion. Është hera e parë që e mendoj dhe mua më është bërë shumë si pyetje edhe nga njërëzit që kanë dëshirë të dinë pak më shumë se çfarë do të bëhet në të ardhmen, por nuk e kam menduar me seriozitet ose me një lloj mendimi brenda.
Është spektakël që të rreh zemra fort realisht. Unë kam menduar që emocionet më të mëdha kanë qenë të premierës kur unë dilja në Teatër Kombëtar por jo sepse emocionet që unë kam përjetuar dhe rrahjet e zemrës që kam pasur në ‘Prime’-t e Big Brother VIP nuk besoj se do t’i përjetoj dot më. Nuk duroj dot më. (qesh) “