Sa herë ju ka ndodhur që të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, pa dëshirë për të bërë gjëra, për të ndjekur angazhimet e ditës. Të gjithë kemi ditë ku ndihemi fare pa fuqi, por nëse kjo gjendje është kronike, atëherë situata mund të jetë më serioze.
“Të gjithë përjetojnë ditë kur ndihen shumë pa fuqi, por nëse kjo fillon të ndikojë negativisht në jetën tuaj, ju duhet t’i kushtoni rëndësi problemit për të kuptuar se çfarë e shkakton këtë gjendje,” thotë Dr. Karla Robinson.
Fakti që ndiheni pa fuqi, ndonjëherë është rezultat i çështjeve shëndetësore, si apnea e gjumit (çregullim i orëve dhe cilësisë së gjumit).
Nëse ju nuk flini mirë gjatë natës ose zgjoheni disa herë, ky mund të jetë tregues që nuk keni plotësuar orët e nevojshme të gjumit në mënyrë që trupi të “rikarikohet” për të marrë fuqinë e duhur, njësoj siç ndodh edhe me telefonin kur i bie bateria.
Dr. Jared Braunstein thotë se orët e pakta të gjumit apo më mirë le të themi një cikël gjumë-zgjim i paplotësuar janë zakoni më i keq që çojnë në humbjen e fuqisë. Përdorimi i tabletëve apo shikimi i televizorit e vështirëson procesin e fjetjes.
“Kur nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, trupi dhe mendja nuk kanë mundësi të rikarikohen me fuqi të reja, gjë që çon në lodhje,” shpjegon Dr. David Cutler, një mjek në Kaliforni.
Si ta përmirësoni situatën?
Nëse nuk shkoni në shtrat në një kohë të caktuar dhe të zgjoheni në një kohë të caktuar çdo ditë, ju po prishni ciklin e gjumit.
E njëjta gjë vlen për teknologjinë, veçanërisht telefonat. Nëse rrini gjatë në telefon, drita blu sinjalizon trurin tuaj që të jetë i zgjuar dhe sidomos nëse keni parë diçka me përmbajtje të fortë emocionale do ta keni më të vështirë fjetjen.