Loredana Zefi ka habitur jo pak ndjekësit me postimet e fundit në rrjete sociale.
Referuar shumë komenteve, ajo dhe Mozzik janë prindër të dy fëmijëve. I marrim gjërat me radhë.
Më 14 shtator, Loredana u shfaq me të bijën, Hanën, dhe një bebe në një event të markës gjermane Joop, me të cilën ka bashkëpunuar së fundmi për një koleksion.
“Kjo është jeta që zgjodha,” shkruan Loredana në postim asokohe.
Në komente, të shumtë janë njerëzit që vënë në dukje faktin që bebi ngjan me Mozzik dhe Hanën.
“Që kur ka dy fëmijë? Humba diçka?” pyet i habitur dikush. “Fëmija i kujt është?” lexohet në një koment të radhës. “Ajo ishte shtatzënë. 1 vit e gjysmë më parë dhe ka postuar një bebe në Instagram Story. Është fëmija i Mozzik,” thotë një tjetër.
Sidoqoftë, duhet theksuar se këto janë thjesht aludime. Bebi mund të jetë fëmija i Mozzik dhe Loredanës; fëmija i Loredanës; mund të mos jetë fare fëmija i saj etj. Megjithatë, ka vend për dyshim duke marrë në konsideratë postimet e mëparshme dhe disa të fundit.
Në mars 2021, reperja – asokohe në një lidhje me Mozzik – postoi foton e një palë këpucëve të vogla ku shkruante: “Kam nevojë për një bebe tjetër.”
Në vazhdim, publikoi emoji-n e një familjeje me dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Në maj 2021, publikoi sërish të njëjtin emoji si mbishkrim në një foto ku shfaqej me një bebe të porsalindur. Asokohe, u aludua se Loredana dhe Mozzik u bënë prindër, por më vonë u tha se fotoja ishte shkëputur nga një videoklip i ardhshëm. Për shkak se u ndanë, thuhet se videoklipi nuk u publikua kurrë.
Të njëjtën foto publikoi edhe Mozzik.
Në tetor 2021, Loredana ngacmon sërish me dëshirën për një bebe tjetër. “2?” shkroi ajo në një foto ku dukej një atlete për bebe.
Shtator 2023: Loredana shfaqet me Hanën dhe bebushin misterioz në Instagram.
Madje fotot e këtij të fundit janë vendosur në albumin “kids” (fëmijët) të Loredanës në Highlights në Instagram.
Gjithë situata është e paqartë dhe shumë e dyshimtë!