Fillon së shpejti! Dalin pamjet e para nga shtëpia e ‘BBVK’

“Big Brother VIP Kosova” do të startojë së shpejti sezonin e dytë, ku sërish moderator do të jetë Alaudin Hamiti së bashku me Jonida Vokshin.

E teksa pak ditë na ndajnë nga fillimi i programit, Hamiti ka ndarë pamjet e para të shtëpisë.

Ai ka postuar një video në Instagram ku shihet teksa po punohet për rregullimin e shtëpisë së reality show-t dhe krahas shkroi: “Mirmëngjes nysa“.

Kujtojmë se fitues i edicionit të parë të këtij reality show në Kosovë u shpall reperi i njohur Stresi. Ai fitoi cmimin e madh prej 160 mijë eurosh.