Më 26 qershor të këtij viti moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bekuan me një djalë.
Ishte regjisori i njohur nga Kosova që bëri të ditur ardhjen në jetë të pinjollit të ri të familjes, duke informuar gjithashtu se të dy gëzonin shëndet të plotë dhe ishin mirë.
Që nga ky moment e deri më sot jeta e të dyve rrotullohet rreth vogëlushit dhe motrës së tij të madhe, Emi, gjë të cilën e kemi vënë re shpesh edhe në rrjete sociale.
Mami Jonida është e marrosur pas të birit dhe tanimë për këtë nuk kemi as më të voglin dyshim.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto të rrallë, vetëm dy orë pas lindjes së Ianit shoqëruar me një dedikim tejet të ndjerë dhe intim ku do të gjejnë veten shumë mama.
“Një foto që mbase shumë prej jush mund të mos ju duket aspak “Instagramiste”, por është jetësore më shumë se sa çdo foto tjetër e postuar. Dhe më e bukura në botë për mua! 2 orë pas lindjes, e dërrmuar pas orëve të tëra për të të sjellë në jetë. Ian, më ke dhënë një forcë shumë të madhe mam. Diçka që nuk e mendova se do të ndodhte kur ti ishe brenda meje.
Mendova ditë të veshtira, situata aspak të lehta kur bëhesh mami për të dytën herë, ndërkohë që ke edhe një profesion për t’i dedikuar kohë. Dhe të kap paniku! Por ti bir erdhe për të ma zbukuruar jetën akoma dhe më shumë, për të ma lehtësuar lodhjen e ditës e për të më dhënë një çlodhje shpirtërore.
Siguriiiiiiiiisht nuk është aspak e thjeshtë, ka momente që mendoj që nuk mundem, edhe dorëzohem ndonjëherë. Ka lot, ka pagjumësi, ka dobësi, por të quaj BEKIM çdo ditë!
Përvec kësaj më bëre mam çuni.
Të dua me gjithë qenien time vëllai i Emit.”