Premiera e filmit të shumëpritur, “Në kuadër të dashurisë” me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin do të jetë në 9 tetor.
Ndërsa pak më parë, Luizi ka bërë një paralajmërim të papritur në Instagram.
Ai ka postuar një foto të tij me sfond të errët, shoqëruar me shkrimin: “Po vjen…”
Nuk dihet nëse këngëtari i referohet datës së filmit apo një tjetër projekti të tij, por jemi shumë kuriozë të mësojmë se për çfarë bëhet fjalë.
Kujtojmë se burime për “Kryefjala” konfirmuan disa javë më parë se Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të bëhen prindër për herë të parë.