Eksperti i njohur i IT-së, Said Duleviç, ishte së fundmi i ftuar në një intervistë për “Euronews Albania”, ku ndër të tjera, u ndal edhe te shifrat e majme që personazhet e njohur fitojnë nga reklamat.
Kështu, Dulevic tregoi edhe shifrën e majme që këngëtari i njohur, Luiz Ejlli fiton nga këto reklama.
Ai zbuloi se Ejlli bën pak reklama gjatë muajit, kjo pasi ai kërkon 20 mijë euro. Ndryshe nga personazhet e tjerë, cmimet e të cilëve shkojnë deri në 5 mijë euro.
“Kryesisht janë personazhet që kanë marrë shumë famë. Luizi i cili arriti të ketë një lloj audience shumë të lartë kap vlera më të mëdha. Ai ka bërë shumë pak reklama, kjo do të thotë se ato pak reklama që janë bërë janë bërë me shifra goxha të larta, pra kur ti bëhesh identitet i një brand-i shifrat mund të variojnë nga 20 mijë euro e sipër. Kjo shifër është me meritë deri diku. Postimet të vipa-ve variojnë nga 3000 euro në 5000 euro nga personazhe që kanë pasur mbi 150 mijë ndjekës”, tha Said Duleviç.