Çfarë djali! Fred De Palma bën këtë tatuazh në trup dedikuar Jorit (Foto)

Lidhja mes Jori Dellit dhe reperit italian, Fred De Palma u përfol muaj më parë, teksa modelja ishte ende pjesë e “Big Brother VIP”.

Megjithatë konfirmimi se çifti janë në një romancë bashkë erdhi kohë më vonë.

E teksa dyshja po shijon romancën, së fundmi reperi ka surprizuar Jorin duke bërë shkronjën e parë të emrit të saj tatuazh në trup, saktësisht në pjesën anësore të qafës.

Ka qenë modelja ajo që postoi disa foto në Instagram, e mes tyre sigurisht mori vëmendje tatuazhi i reperit.

https://www.instagram.com/p/CxpxVGsIpj6/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==