Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Everatos dhe Stivit.
Djemtë e Love Island Albania kanë qenë të ulur në një nga ambientet e vilës së dashurisë dhe po diskutonin për rikrijimin e çifteve.
Ka qenë Stivi ai që ka nisur debatin duke ngacmuar fillimisht Everaldon dhe më pas është bashkuar edhe Erato.
Stivi e ka pyetur Everaldon “Ke dy ditë që s’më flet, ça ke apo se dola me Aishën?”
Ndërkohë që ky i fundit e ka akuzuar se e ka përdorur për lojë: “Më bëre lojë, deri dje më thoshe që ishe ndar me Ildën e shkove ngacmove Aishën.”
Në këtë bisedë ka ndërhyrë edhe Erato, i cili e ka quajtur Stivin një “burrë pa shtyllë kurrizore”.