Prej kohësh nëpër mediat online po qarkullonte lajmi se Olta Gixhari do të ishte anëtare jurie në spektaklin e kërcimit, “Dancing with the stars”.
Por, pak ditë më parë aktorja i hodhi poshtë lajmet gjatë një pyetësori me ndjekësit, tek u kërkoi mos të merren me thashetheme.
Mirëpo, ja që lajmi rezultoi i vërtetë!
Pak minuta më parë faqja zyrtare e DWTS ka bërë me dije se Olta do të jetë anëtare jurie.
Në videon prezantuese, aktorja ka gjetur këtë mënyrë të pazakontë për të dhënë lajmin:
“Kam një lajm shumë të keq për ju! Sikur të mos mjaftonin 100 ditë brenda shtëpisë së BBV, unë do të jem edhe anëtare jurie në DWTS. Taksirat!”- është shprehur Olta.