Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi mbarë Kosovën dhe Shqipërinë.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe një tjetër u plagos pas një sulmi në veri të Mitrovicës.
Ngjarja tragjike u shoqërua me reagime të shumta nga zyrtar e figura politike nga vendi dhe jo vetëm.
Për këtë rast, kanë reaguar në mënyrë të ndryshme edhe emra të njohur të estradës dhe showbizz-it shqiptar.
Më i fundit është këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, i cili në një postim në InstaStory shkruan:
“Pavarësisht se sot kisha një ditë plot ngjarje dhe ndava me ju momente të këndshme për mua, nuk mund të lë në harresë e pa kthyer sytë nga Kosova jonë❤
Sot u vra një polic, baba i tre fëmijëve, por rrethanat e ngjarjes na vrasin në shpirt të gjithëve.
Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe Kosova nuk ka qënë e nuk do jetë asnjëherë vetëm“.
Më poshtë janë disa nga reagimet e personazheve të njohur: