Ishte reperi Mozzik ai që disa kohë më parë ngriti dyshimet se vëllai i tij, Getinjo është arrestuar.
Ai postoi një foto pikërisht të Getinjos dhe krahas shkroi: “Free Geti”.
Kaq mjaftoi që në rrjet të fillonin aludimet reperi ka përfunduar në qeli.
Mirëpo teksa prej ditësh nuk dihet gjë për të, Getinjo është bërë sot “i gjallë”.
Ai ka postuar si fillim një foto ku shkruan: “Histori e gjatë…Rikthehem në botën e egër”.
Më pas ai postoi një tjetër foto ku shihej në dritaren e një avioni.