Ish-konkurrentja e “Përputhen” Ina Kollçaku do jetë një nga konkurrentet e ‘Dancing With The Stars’.
E ftuar në Top Albania Radio ditën e sotme ajo përshkroi emocionet e saj dhe tregoi se si po e pret këtë eksperiencë të re.
“Është shumë aktive, intensive. E kam marrë shumë seriozisht. Nuk e kisha shumë me frikë fizikisht. Ështe e vështirë patjetër. Kërcimi im i parë është shumë intensiv. Po mësoj edhe terminologjinë paralelisht me koreografinë.”
Ina tha se do shkaktojë zhurmë dhe u shpreh se do kërcente edhe nudo duke shtuar se nuk ka limite.
“Unë mendoj se do shkaktoj zhurmë. Nuk e kam problem lakuriqësinë. Patjetër që do kërceja nudo, por nuk besoj se do e lejojë patenta. I thashë Eltionit do kërceja edhe me një gjethe para. Nuk kam limite si personazh.”
Por gjithsesi, nëse flasim për formate si “Big Brother”, Ina thotë se nuk do merrte pjesë.
“Si konkurrente jo. Prezantuese nuk e kam ambicie. Unë dua të jap mendimin tim.”