Ditën e djeshme, Luiz Ejlli publikoi këngën cover të Elvis Presley-t.
Për këtë, dy fjalë të ëmbla i tha partnerja e tij, Kiara Tito.
Ajo publikoi pikërisht cover-in e Luizit dhe krahas shkroi: “Zëri më i bukur në botë Alban”.
Kujtojmë se në rrjet po përflitet se çifti do të bëhen prindër për herë të parë.
Burime për “Kryefjala” konfirmuan pak ditë më parë se Kiara është në pritje të ëmbël.
Për këtë, një reagim nuk ka ardhur ende nga dyshja.