Ditën e djeshme u publikua data e premierës së filmit të shumëpritur, “Në kuadër të dashurisë”, që do të jetë më 9 tetor.
Ndërsa ditën e djeshme, u publikua edhe trailer-i i filmit, i cili u pëlqye shumë nga ndjekësit.
Mirëpo duket se një detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve, duke i bërë këta të fundit të revoltohen.
Në postimin zyrtar të faqes “Top-Channel” dhe “Top Channel Films” për premierën e filmit, ndjekësit vunë re se emri i Sara Hoxhës është i renditur para aktorëve të mirëfilltë, çka i ka revoltuar ata jo pak.
Rrjeti shprehet se ky është një detaj i vogël, por i rëndësishëm, pasi sipas tyre, në radhë duhet të ishin fillimisht aktorët e mëdhenj e më pas të tjerët.
Sipas ndjekësve, pozicionimi i Oltës dhe Luizit është i kuptueshëm sepse janë protagonistë, por emri i blogeres nuk duhet të renditej sipër emrave të aktorëve të tjerë, pasi ajo nuk është një e tillë.