Jo pak herë ka patur aludime nëpër rrjet në lidhje me marrëdhënien mes Sarah Berishës dhe Einxhel Shkirës.
Duke qenë se partnerët e tyre janë miq shumë të mirë, ndjekësit presin që edhe dy vajzat të ruajnë të njëjtën marrëdhënie.
Me siguri është që, edhe pse jo shpesh, vajzat takohen me njëra tjetrën si dhe kalojnë kohë me Trev, djalin e Einxhel.
Ditën e djeshme, blogerja ka festuar ditëlindjen dhe Einxhel i ka bërë një urim shumë të bukur në mediat sociale. Ajo ka postuar një selfie me Sarahn nga dasma e kunatës së saj, duke shprehur vlerësimet dhe dashurinë e saj për vajzën e ditëlindjes.
“E di që nuk e prisnit por e kisha ruajtur këtë foto për ditëlindjen e saj. Sepse thellë-thellë kam një afeksion të veçantë për çiltërsinë dhe naivitetin e kësaj vajze. Gëzuar ditëlindjen. Dhe shpresoj që tashmë ta dish pse je aty ku meriton të jesh prej kohësh. Dhe ta dish që Trev e ka marrë malli për shoqen e vet prandaj boll brodhe nëpër javë mode. Të duam familjarisht.”- shkruan ajo.
Kujtojmë se disa kohë më parë, Einxhel u pyet për marrëdhënien e saj me Sarah-n, për të cilën u shpreh se janë shumë shoqe me njëra-tjetrën por ndryshe nga Dagzi dhe PM që i bashkon edhe puna, dyshja i ka takimet më të rralla.