Këngëtari Yll Limani feston sot ditëlindjen e tij të 29 e në këtë ditë nuk kishin si të mungonin urimet e përzemërta nga miq e të afërm.
Një prej tyre ishte edhe moderatorja Arbana Osmani, me të cilën Ylli ruan një raport shumë të mirë miqësor.
Këngëtari madje ishte i ftuar në dasmën diskrete të Arbanës, ku nuk lejohej asnjë i ftuar të postonte foto apo video nga ceremonia.
Mirëpo, me rastin e ditëlindjes së Yllit, moderatorja e ka bërë një përjashtim dhe ka vendosur t’a urojë publikisht me këto pamje nga dasma.
“Gëzuar ditëlindjen Yll Limani“- ka shkruar ajo krahas fotos me fustan nusërie, ndërsa në postimin tjetër ka treguar se dyshja kanë bërë një duet gjatë ceremonisë dhe kanë kënduar të dy.
“Tregoju njerëzve kur del dueti ynë se po presin“- shkruan moderatorja.