Mund të themi me plot bindje se pas pjesmarrjes së tij në “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka ka qenë një nga personazhet më aktiv të mundshëm.
Përpos postimeve të shumta në rrjetet sociale, gazetari mori pjesë edhe në programin “Kepi i Vipave”.
Më pas, atij iu besua moderimi i rubrikës së re “Mos i bjer me Top” së bashku me Erjola Doçin në “E Diell”.
Sakaq, ai është tashmë edhe pjesë e këtij sezoni të pestë të “Për’puthen”.
Mirëpo, mos mendoni se përfundon me kaq!
Kjo pasi ditën e sotme u bë me dije se Ronaldo do të jetë pjesë edhe e spektaklit të vallëzimit “Dancing with the stars”.
Krahas partneres së tij të kërcimit, Frenki, Ronaldo është më gati se kurrë për këtë eksperiencë të re e madje qysh tani synon finalen e madhe.