Këngëtarja Eni Koçi prej kohësh ka bërë një shkëputje relativisht të gjatë nga muzika.
Ardhja në jetë e vajzës së saj bëri që largimi i saj të vazhdonte akoma, ama duket se pritjes i erdhi fundi.
Tashmë që edhe vajza e saj ka mbushur 1 vjeç, Eni është gati t’i rikthehet sërish muzikës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një pyetësori në InstaStory, ku përpos detajeve nga jeta e saj, foli edhe për këtë rikthim.
“Tash i jam kthyer punës në studio dhe po punoj me projektet e reja që do të publikohen së shpejti”, është shprehur Eni.