Ditën e djeshme, ishullorët, të mbledhur te ‘rrethi i zjarrit’ kanë pritur pyetje nga publiku të cilave iu janë përgjigjur.
Në episodin që u transmetua ndër të tjera ata kanë pasur mundësinë t’i bëjnë disa kërkesa edhe drejtueses së Love Island Albania, Luana Vjollcës.
Everaldo ka marrë i pari fjalën dhe ka kërkuar: ‘Luana të lutem më thirr Aldo’
Kjo është shoqëruar me të qeshura nga ishullorët e tjerë ndërkohë që Aisha ka bërë thjesht një përshëndetje.
Sofiela nga ana tjetër është shprehur se nesër do të bëhet e vështirë, pasi dikush nga ata do të largohet nga vila e dashurisë.
Pjesa tjetër e ishullorëve kanë bërë kërkesat tyre në këtë formë:
Stivi: Luana bëhu gati për ‘Prime’ nesër sepse ka shumë drama.
Denisi: Shpresojmë të të bëjmë krenare.
Ueda: Luana je shumë e bukur, shumë e mirë dhe rri gjithmonë e buzëqeshur.
Haris: Luana të dua shumë.
Amadea: Mezi presim të të shohim nesër.
Xhoana: Luana mos më kritiko shumë, kam qenë e lënduar.
Gleni: Mos më bëj pyetje shumë të vështira se nuk i kuptoj të gjitha.
Në vetëm pak javë nga nisja, konkurrentët kanë arritur të marrin vëmendjen e publikut me “dramat”, debatet, romancat apo lojrat e tyre.