Ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmi për një shtatëzani të dytë të Einxhel, sipas burimeve të afërta të moderatores.
E teksa e vërteta nuk është ende e qartë, Einxhel ka vendosur të bëjë disa replika publikisht, duke i trazuar më shumë ujërat.
‘S’besoj se ke ngel shtatzënë edhe ti këto dy javë’, i është drejtuar Einxhel mikut të saj Flor Gjini, duke ironizuar në këtë formë lajmet e pritjes së ëmbël.
Kujtojmë se edhe vitin e kaluar, gjatë kohës që moderatorja ishte shtatzënë me Trev, i mohoi lajmet për një kohë të gjatë, derisa ajo vetë e pa të arsyeshme për t’a bërë publike.