Gjatë verës, u përfol se dy këngëtarët e njohur, Luiz Ejlli dhe Getoar Selimi do të vinin me një projekt muzikor në bashkëpunim.
Pritshmëritë u rritën edhe më shumë nga vetë artistët, të cilët shiheshin shpesh me njëri-tjetrin.
Mirëpo gjatë verës, kënga nuk u publikua dhe nuk ka për të ndodhur, të paktën ende.
Burime për “Prive” kanë konfirmuar se dyshja kanë vendosur që bashkëpunimin e tyre ta shtyjnë, por pa dhënë një periudhë të caktuar. Nuk dihet ende se pse artistët morën këtë vendim.
Nga ana tjetër, kujtojmë se Luizi postoi këngën e tij më të re, “Amanet”, dy javë më parë dhe deri më sot ka grumbulluar 3.1 milione shikime.