Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, e cila jeton prej vitesh në Turqi, do të rikthehet në Shqipëri.
Burime për “Kryefjala” bëjnë të ditur se Almedën do e shohim prezantuese të evenimentit më të rëndësishëm të muzikës.
Bëhet fjalë për edicionin e 62-të të Festivalit të RTSH-së, i cili këtë herë i është besuar pikërisht modeles.
Mirëpo “Kryefjala” thekson se ajo nuk do jetë vetëm në prezantim, por bashkë me Xhani Shqerrën.
Nuk dihet nëse të dy njihen më parë me njëri-tjetrin, por mund të jenë një dyshe goxha simpatike në skenë.