Një vajzë 7-vjeçare nga Flero, në provincën e Breshias, pyeti veten pas një ore mësimore në shkollë:
“Nëse Zoti krijoi botën dhe njerëzit, kush e krijoi Zotin?”. Një pyetje të cilës as mësuesit dhe as prindërit e saj nuk kanë mundur t’i japin një përgjigje që e ka kënaqur vogëlushen.
Kështu, pasi mbaroi të gjitha kontaktet e saj më të afërta, vajza e vogël vendosi të merrte një stilolaps dhe të shkruante një letër drejtuar drejtpërdrejt Papa Françeskut. “Kush e krijoi Zotin?” pyet ajo, duke shtuar se “nëse nuk ke kohë të më përgjigjesh, nuk ka problem” bashkangjitur një vizatimi.
Një tentativë ekstreme, që pothuajse askush nuk besonte se mund të merrte një përgjigje. Dhe nlpas disa javësh, në të vërtetë erdhi përgjigja e Vatikanit.
Ajo nuk mbante firmën e Papa Françeskut, por të bashkëpunëtorit të tij, Imzot Roberto Campisi.
“Ati i Shenjtë ka marrë shënimin tuaj të bukur”, shkroi Campisi në letër, “Papa Françesku, i cili ju falënderon për gjestin e dashurisë, dëshiron t’ju bëjë të ditur se ai po lutet për ju, në mënyrë që të rriteni me dëshirën e sinqertë për të njohur dhe dashur Jezusin”. Edhe në këtë rast vogëlushja nuk mori përgjigjen që kërkonte, por një ftesë për të kultivuar kureshtjen.
Burimi: /RevistaClass