Zbulohet data e premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”!

Pas mbarimit të “Big Brother VIP Albania 2”, publiku u surprizua i gjithë pasi u bë e ditur se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të vijnë me një film së bashku.

E teksa dita ditës publikoheshin momente nga xhirimet e filmit, sot kemi një datë zyrtare për premierën e “Në kuadër të dashurisë”.

Faqja zyrtare në Instagram ka bërë të ditur se shfaqja e madhe do jetë më 9 tetor, ndërsa për publikun do shfaqet një ditë më vonë.

https://www.instagram.com/p/CxioaG4Nd0b/?igshid=NjIwNzIyMDk2Mg==