Ky artikull është fiks për ju fansat e “Squid Game” që u fiksuat dhe e patë gjithë sezonin brenda natës! Siç mund ta keni marrë vesh, seriali do të sjellë sfida për njerëz realë dhe data e publikimit është 22 nëntori.
Në llogarinë e “Squid Game” në Instagram u publikua trailer-i i “Squid Game: The Challenge”, me disa momente që tregojnë pak nga seriali i frymëzuar nga “Squid Game”, i cili mori të gjithë vëmendjen e botës. Filozofia e serialit “Squid Game: The Challenge” është e njëjta me atë të serialit të parë, veçse pjesëmarrës të vërtetë do të marrin pjesë në sfida të ndryshme, për të fituar çmimin e madh.
Në trailer shihen momente të ndryshme nga plot 456 pjesëmarrës, të cilët konkurrojnë për të fituar çmimin e madh prej 4.56 milionë dollarë dhe sipas Netflix, ky është shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë në një reality show.
Në serial do të testohen aftësitë e tyre, strategjitë, karakteri dhe miqësitë që krijojnë.