Beniada Nishani arriti të njihej nga publiku shqiptar si vajza e çiltër dhe shumë pozitive falë pjesmarrjes në “Big Brother VIP”.
Mirëpo, ashtu si çdo personash tjetër edhe asaj i duhet të përballet me komentet negative nga një pjesë e ndjekësve.
Beniada rrallëherë u kushton rëndësi komenteve të tyre, ama ditën e sotme komenti i një prej tyre kishte shkuar në tjetër nivel.
Ish banorja e BBV e ka ndarë me ndjekësit gjuhën e rëndë me të cilën ndjekësi i është drejtuar, tek është shprehur se i vjen keq të shohë se në çfarë niveli kemi arritur si shoqëri.