Të hënën që lamë pas startoi emisioni i njohur i dashurisë, “Përputhen”.
Mirëpo ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë herë si opinioniste është Neda Balluku dhe jo Arjan Konomi.
Ndërsa pas largimit të Bora Zemanit, moderimi i është besuar Megi Pojanit, e cila deri më tani është pëlqyer mjaft nga publiku.
Mirëpo edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë, konkurrentët kanë filluar të bëjnë mjaft zhurmë në rrjet me veprimet dhe deklaratat e tyre.
Gabriela, një prej vajzave të programit, i habiti të gjithë pas takimit me Harrisonin, pasi ky i fundit tentoi ta surprizonte atë me lulen e jetës, gjë që konkurrentja nuk e priti mirë.
Ajo deklaroi haptazi se është materialiste dhe do preferonte diçka me vlerë më të kushtueshme, si Rolex apo Cartier, duke shtuar më pas se dëshiron të trajtohet si një princeshë.
Kjo gjë u diskutua shumë në studio, ku kundërshtimet më të mëdha ishin nga vetë djemtë.