Nëse ende s’e ke ndarë mendjen nëse je vërtet i/e dashuruar me të, janë disa shenja të pamohueshme që tregojnë se po, emocioni që ti ndien është vërtet dashuri. Jo, s’po flasim për fluturat në stomak, por për:
Ndjesitë e tua nuk zbehen me kohën dhe as pas zënkave
Kur je me të, je prezent/e dhe shijon të tashmen
Mund të bësh biseda të rëndësishme dhe të vështira
Mund të jesh 100% vetvetja
I do edhe defektet e tij/saj
Ndihesh kurioz/e për të
Do të bësh sa më shumë aventura me të
Nëse ai/ajo është i/e mërzitur, automatikisht je edhe ti
Mendon se ke gjetur personin e duhur
E shijon shumë seksin me të
E ardhmja të duket më e bukur
Mezi pret të komunikosh me të
Ndihesh si një person më i mirë
Ndihesh i/e sigurt me të
Nuk të flitet me të tjerët
Edhe momentet ‘e mërzitshme’ janë të bukura
Ua prezanton miqve me krenari
Mundohesh që ta ndihmosh dhe ta bësh të lumtur
Lidhja me të duket e sinqertë, nuk lë vend për ‘overthinking’ dhe lojëra xhelozie
Je fizikisht dhe seksualisht i/e tërhequr prej saj/tij
Burimi: /Glamour