Kemi të reja! “Rivali” i “Big Brother VIP Albania” starton së shpejti!

Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” pritet të startojë së shpejti dhe bashkë me të, edhe ai në Kosovë.

Reality show i njohur do të startojë sezonin e dytë shumë shpejt dhe këtë e ka bërë të ditur vetë moderatori i programit, Alaudin Hamiti.

Ai ka bërë një postim në Instagram ku shkruan:

“Numërimi mrapa ka filluar! Aventurat e panjohura, emocionet e papritura në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Se shpejti!”.

https://www.instagram.com/p/CxgDhEIMPoO/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Kujtojmë se sezonin e parë të BBV Kosova e fitoi reperi i njohur, Stresi.

Çmimi i madh ishte 200 mijë euro, nga të cilat 160 mijë shkuan në “xhepin” e reperit. Ashtu edhe këtë sezon, është konfirmuar po e njëjta shifër për fituesin e programit.