Bëhet viral incidenti i Dua Lipës në skenë (Video)

Dua Lipa ka kënduar në shumë vende të botës gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” vitin e kaluar, ku interpretoi thuajse në të gjitha kontinentet.

Një faqe e fansave të artistes ka rikthyer në vëmendje momentin kur Dua gjatë një shfaqjeje ishte gati duke u rrëzuar.

Bëhet fjalë për performancën e këngës “Levitating”, e cila karakterizohet me balona të mëdha me dizajn hëne të cilat i bashkohen në skenë.

Mirëpo në një moment kur ajo tenton ta ndalë balonën duke e gjuajtur me këmbë, taka e saj ngec tek në të dhe këngëtarja has vështirësi për të dalë nga situata.

Ajo për pak sa nuk rrëzohet, por balerinat i erdhën në ndihmë duke larguar tullumbacin nga skena.

https://www.instagram.com/reel/CxTJlQ-uIyv/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==