Sa situatë e sikletshme! Fansat e Luizit i bëjnë të papriturën Armaldos në Shkodër (Video)

Megjithëse po bëhen muaj nga mbarimi i “Big Brother VIP Albania”, Armaldo Kllogjerin vazhdon t’a “përndjekë” Luiz Ejlli.

Maestro po performonte në një koncert në Shkodër kur më pas i ndodh e papritura.

Të pranishmit në koncert filluan një zëri të thërrasin emrin e fituesit të “Big Brother VIP”, Luiz Ejllit, teksa Armaldo po performonte.

Ky i fundit e kaloi situatën me humor, duke thënë: “(Thërrisni) më fort, më fort)”.

Pamjet janë bërë virale menjëherë në rrjet.

Kujtojmë se Armaldo dhe Luizi kanë qenë miq por pas hyrjes në BBV, raportet e tyre u prishën.

Ishte një veprim i Armaldos, i cili u pozicionua krah Olta Gixharit, “armikes” së Luizit në reality show, që solli krisjen mes tyre.