Duket se një nga dramat e sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania” do të rikthehet në emisionin e kërcimit “Dancing With The Stars”.
Saktësisht bëhet fjalë për dy ish-banorët e reality show-t, Ilir Shaqiri dhe Eltion Merjan.
Ata patën një përballje të fortë asokohe, me Eltionin që akuzonte Shaqirin se nuk e ka ndihmuar në periudhën më të vështirë që po kalonte në jetën e tij, edhe pse kishte mundësinë që ta bënte.
Gjithçka bëhej fjalë se Eltioni nuk u zgjodh që të ishte kast i balerinëve profesionistë te “Romeo dhe Zhuljeta” ku Iliri ishte pjesë e jurisë.
Nga ana tjetër, Iliri e mohoi duke thënë se nuk e njihte dhe se zgjidhte në bazë të meritokracisë. Asokohe, gjërat mes tyre agravuan aq shumë sa Iliri nuk e takoi Eltionin pas daljes.
E tashmë si Ilirin ashtu dhe Eltionin do i shohim në “Dancing With The Stars”.
Iliri do jetë në juri ndërsa Eltioni në rolin e balerinit shoqërues për konkurrenten Ina Kollçaku.
Për të folur për “dramën” mes tyre, Eltioni ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live”, ku tha:
“Mendoj se ai do jetë profesional, ka kaluar kohë dhe do i ketë hedhur gjërat pas krahëve, besoj se nuk do të ndikohet. Më mirë të shohim se si do ecin gjërat, pastaj të flasim. Këtu jemi dy partnerë që i kemi ndarë rolet, unë i jap këmbëve, Ina i jep gojës.” -tha Eltoni.