Përzgjedhja e Megi Pojanit si prezantuese e këtij sezoni të “Për’puthen” duket se ka rezultuar mjaft e mirë.
E gjallë dhe spontane, Megi ka marrë më se shumti komente pozitive për mënyrën e si ka arritur të drejtojë programin.
Gjatë puntatës së sotme ajo ka treguar edhe fjalët që i ka thënë e ëma pas prezantimit të puntatës së parë të programit dating.
Megi tregoi se e ëma ishte habitur për faktin se Megi nuk kishte marrë komente negative nga njerëzit, përkundrazi e kishin pëlqyer.