Ditën e djeshme, faqja zyrtare e “Dancing With The Stars Albania” i surprizoi të gjithë pasi bëri të ditur se këngëtarja e njohur, Fifi, do jetë pjesë e programit krah balerinit Graciano Tagani.
Ndërsa sot, një tjetër këngëtar ka konfirmuar se do jetë pjesë e programit të kërcimit.
Bëhet fjalë për Sardi Strugaj. Këngëtari e konfirmoi pjesmarrjen e tij teksa ishte i ftuar pak më parë në një intervistë për “Top Albania Radio”.
Ai i bashkohet listës së konkurrentëve të tjerë, të cilët do të jenë në gjykimin e Ilir Shaqirit, Valbona Selimllarit, Olta Gixharit dhe Lori Balajt.