Faqja zyrtare e “Dancing With The Stars” në Instagram sapo publikoi konkurrenten e radhës.
Aktiviste dhe opinioniste, Ina Kollçaku është më gati se kurrë të sfidojë veten në kërcim. Ajo ka qenë pjesë e sezonit të parë në Për’puthen.
Bukuroshja krijoi një lidhje asokohe me një tjetër ish-konkurrent, Geri Bardhin por që nuk zgjati shumë.
Sa i përket programit të kërcimit, Ina do ketë në krah balerinin profesionist, Eltionin, ish-banorin e BBV.