Edhe pse ata nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, tanimë nuk është sekret që Capital T dhe Adrola Dushi janë në një romancë.
Zërat për raportin e tyre nisën që në 2020 kur modelja mori pjesë në videoklipin e Capital T. Ndonëse fillimisht thanë se janë thjesht miq, koha tregoi se mes tyre ekzistonte diçka më tepër.
Dhe kështu në asnjë intervistë ata nuk u shpëtojnë pyetjeve për njëri-tjetrin.
E ftuar së fundmi në ‘Top Albania Radio’, Adrola është ‘ngacmuar’ me disa pyetje rreth Capital T, emri i vërtetë i të cilit është Trim.
“Sigurisht që më pëlqejnë trimat edhe patjetër që nuk mund të ishte ndryshe pa një trim në krahë (qesh).”-tha modelja me batuta.
Më pas ajo u ndal te koncerti ‘Time Capsule’ që reperi realizoi në Prishtinë pak javë më parë.
“Jam shumë fanse e tij me thënë të drejtën, po ta shikoni telefonin tim unë nuk kam asnjë foto dhe asnjë video nga ajo natë sepse e kam shijuar pafund atë koncert.”-u shpreh Adrola.
Mes të tjerash ajo tha se nuk do të ketë asgjë publike nga jeta personale, e kjo e shpjegon edhe faktin pse po e ruajnë në privatësi lidhjen e tyre. Sipas Adrolës, marrëdhënia është gjë shumë e shenjtë dhe nuk do ta shesë dhe të fitojë nga ajo.